Amir Rrahmani udhëhoqi Napolin si kapiten në fitoren e thellë në miqësore

Amir Rrahmani udhëhoqi Napolin si kapiten në fitoren e thellë në miqësore

Skuadra italiane e Napolit të dielën ka zhvilluar një ndeshje miqësore pak kohë para fillimit të garave në edicionin e ri.

Napolitanët u përballën me skuadrën Bassa Anaunia të cilën e “demoluan” me rezultat 12-0. Ky është një sinjal i mirë për Rrahmanin, pasi që në vitet e ardhshme mund të jetë një “shtyllë” e klubit napolitan. Ndryshe, Amir Rrahmani është kapiten te Kombëtarja e Kosovës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u inkuadrua në pjesën e dytë në këtë sfidë tejet të lehtë për skuadrën e tij. Me t’u inkuadruar në fushë, Rrahmani e mori shiritin e kapitenit dhe e udhëhoqi ekipin.

Ky është një sinjal i mirë për Rrahmanin, pasi që në vitet e ardhshme mund të jetë një “shtyllë” e klubit napolitan. Ndryshe, Amir Rrahmani është kapiten te Kombëtarja e Kosovës.

Related Articles