Analisti britanik, Tim Judah, shprehet i kujdesshëm për pozicionimin e administratës së re amerikane të presidentit Donald Trump, duke theksuar se është ende herët për të parashikuar se si do të veprohet në lidhje me krizën globale dhe rajonin e Ballkanit.
Ai thekson se gjithçka do të varet nga emërimet që do të bëhen në poste kyçe, si dhe nga figura të tilla si Richard Grenell, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikat e SHBA-së ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta Enigma.
Judah është skeptik për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në dukje se, për të arritur një zgjidhje, është e nevojshme që të ekzistojë vullnet politik nga të dyja qeveritë.
Ai kujton se në të kaluarën, pavarësisht mbështetjes së SHBA-së dhe BE-së, mungesa e vullnetit politik në Beograd dhe Prishtinë ka bllokuar arritjen e një marrëveshjeje, duke përmendur si shembull nënshkrimin e marrëveshjeve në Uashington, të cilat nuk sollën rezultate konkrete.
Në përfundim, Judah shprehet i paqartë nëse administrata e dytë Trump do të sjellë ndryshime në këtë drejtim, duke theksuar se çështja e Ballkanit do të mbetet e ndërlikuar për shkak të faktorëve politikë të brendshëm./GazetaEnigma/