Analisti Burjani: Po hapet rruga për asociacione etnike (VIDEO)

Analisti Burjani: Po hapet rruga për asociacione etnike (VIDEO)

Analisti, Blerim Burjani, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur në lidhje me atë se cili është emërtimi i Asociacionit.

Ai është shprehur se duhet gjetur një emërtim që nuk prek etnitë, sepse siç u shpreh ai, mund të hapen rrugët edhe për asociacione të tjera etnike.

“Duhet të gjendet emërtimi i cili nuk e prek etninë, sepse Kosova është shtet shumë etnik dhe në momentin kur thuhet se Kosova mund të ketë edhe asociacione etnike, atëherë e hap rrugën e shumë asociacioneve të tjera etnike”.

“Nuk është një problem që ne të merremi me serbët si pakicë, por problemi më pas është edhe tek pakicat e tjera, sepse kjo e hap rrugën, apo derën për të gjitha pakicat që të kërkojnë një asociacion të mundshëm etnik”, u shpreh ai.

Tutje, Burjani u shpreh se duhet gjetur modaliteti i pranueshëm kushtetues në emërtim.

“Pra, më së miri do të ishte ajo që është thënë dhe që po e përsëris edhe tani, të gjendet modaliteti i pranueshëm kushtetues në emërtim”, u shpreh tutje ai.

Related Articles