Analistja amerikane Ivana Stradner ka publikuar një video të një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, teksa e jep një premtim jo fort të besueshëm për serbët dhe Serbinë.
Në këtë pjesë të videos, ai zotohet se në vitin 2027 Serbia do të ketë makina fluturuese taksi.
Këtë, analistja Stradner e quan një libër të manipulimit psikologjik të diktatorit.
“Jo, nuk është një video e rreme. Libri i manipulimit psikologjik të diktatorit”, ka shkruar ajo dhe ka shpërndarë videon e deklaratës së Vuçiqit.
Dictator’s psychological manipulation playbook:
The President of Serbia has announced that in 2027 Serbia will have flying cars taxi.
No, it’s not a deepfake video. pic.twitter.com/6qjqB0Cwhh— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 5, 2024