Avokati kosovar, Arianit Koci, që ka marrë përsipër procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Harjizit.
“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë Koci.
Avokati Koci ka thënë se tashmë është duke u marrë me përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe për sjelljen e trupit në Kosovë.
“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci për Express.