Anashkalimi i ambasadorit në Vatikan, Çitaku: Çfarë katrahure

Anashkalimi i ambasadorit në Vatikan, Çitaku: Çfarë katrahure

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar rreth një vizite të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në Vatikan ku Filharmonia e Kosovës mbajti koncert, e ku nuk ishte i pranishëm ambasadori Vehbi Miftari.

Çitaku, shpërfilljen e diplomatit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e quajti “katrahurë”.

“Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare”, deklaroi Çitaku.

Ajo theksoi se Martin Berishaj, “me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit”.

“Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo. Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit. A thua pse?”, u shpreh ajo.

Vetë Vehbi Miftari, i reagoi publikisht kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Miftari përmes një komenti të shkruar në fotografitë që ka postuar vet Kurti në Facebook, e ka pyetur nëse e ka informuar misionin për vizitën e tij dhe kush ka qenë përgjegjës për organizimin e saj.

Related Articles