Ancelotti: Do të jetë një ndeshje e barabartë

Ancelotti: Do të jetë një ndeshje e barabartë

Trajneri i Real Madridit ka dhënë parashikimet e tij për gjysmëfinale

Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së SuperKupës së Spanjës kundër Barcelonës ka thënë se pret një ndeshje të barabartë këtë të mërkurë.

Lexo Edhe:

Trajneri i Real Madridit po ashtu ka refuzuar që të thotë se ata janë skuadër favorite dhe po ashtu ka pranuar se ai ende nuk ka zgjedhur me cilin formacion të paraqitet në këtë ndeshje të madhe.

“Do të isha i shqetësuar nëse lojtarët mendojnë që ne jemi favorit, për shkak se nuk janë”, tha Ancelotti.

“Ata mendojnë që ne duhet të japim gjithçka për të fituar. Këto ndeshje janë gjithmonë të barabarta, pavarësisht dallimit në tabelën e La Ligës. Ashtu sikurse janë ndeshjet në LaLiga me ta”.

Sa i përket dyshimeve për skuadrën e tij, Ancelotti shpjegon që janë dy pozita ku ai ende nuk është i sigurt se me kë të startojë.

“[Dani] Carvajal është në dyshim…krahu i djathtë po ashtu, jam në mes të Rodrygos dhe Asensios që janë më të freskët”, tha Ancelotti.

“Këta janë të vetmet dyshime që kam. Krijimi është i rëndësishëm dhe ne kemi dëshirë të luajmë në të tilla ndeshje”.

Italiani e ka lavdëruar edhe kundërshtarin, duke vlerësuar lart disa lojtarë të rinj të Barcelonës të cilët po impresionojnë kohëve të fundit.

“Ata kanë disa lojtarë veteranë si [Sergi] Busquets, [Gerard[ Pique dhe [Jordi] Alba, të cilët vazhdimisht i japin shumë kësaj skuadre”, tha Ancelotti.

“Por, lojtarët e rinj janë duke pasur një paraqitje të mirë deri me tani, si Gavi dhe Nico të cilët kanë të ardhme të mëdha para vetës”.

“Më pëlqen (kjo Barcelonë) për shkak se ata janë një skuadër me një identitet, në mënyrën tradicionale të Barcelonës dhe mendoj që skuadra po përmirësohet me kontributin e Xavit”.

Real Madridi do të luanë në stadiumin Kigg Fahd International të Arabisë Saudite në gjysmëfinalen e SuperKupës së Spanjës dhe fillon në ora 20:00 të mërkurën.

Related Articles