Ancelotti konfirmon largimin e Casemiros nga Real Madridi

Ancelotti konfirmon largimin e Casemiros nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se mesfushori Casemiro ka vendosur të largohet dhe të bashkohet me Manchester Unitedin.

Para disa ditësh u raportua për një interesim befasues të Unitedin për Casemiron dhe pas vetëm pak kohësh, transferimi pritet të ndodh.

Djajtë e Kuq thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë po diskutojnë një marrëveshje transferimi me Real Madridin.


Casemiro është gati t’i bashkohet klubit të madh anglez dhe këtë tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i Los Blancos

“Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron të provojë një sfidë të re. Ne e kuptojmë vendimin e tij”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Negociatat janë në vazhdim, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Casemiro nuk do të luajë të shtunën”.


“Zëvendësimi i tij? Ne kemi nënshkruar me Tchouamenib dhe ai është një nga më të mirët në treg. Pastaj kemi Kroos dhe Camavinga”.

“Dje kuptova se ishte një gjë e vërtetë për kalimin e Casemiros në Man Utd. Planet e mia nuk do të ndryshojnë”, përfundoi trajneri italian.

Related Articles