Ancelotti: Ne e kemi merituar të jemi në finale, nesër duhet ta vërtetojmë

Ancelotti: Ne e kemi merituar të jemi në finale, nesër duhet ta vërtetojmë

Carlo Ancelotti përjeton këtë të shtunë emocionet e finales së tij të pestë të Champions League.

“Historia e këtij klubi na ka shtyrë në momente të vështira”, tha trajneri i Real Madridit në konferencën para ndeshjes.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante ajo ndaj Liverpool, me trajnerin italian që tha se e kanë merituar finalen.

“Ne e merituam të arrijmë në finale. A e meritojmë ta fitojmë atë? Nesër duhet ta vërtetojmë”, vazhdoi ai.

Related Articles