Edhe Carlo Ancelotti nuk e ka mirëpritur përsëritjen e shortit të Ligës së Kampionëve, përkundrazi, e ka kritikuar atë.
Real Madridi u caktua fillimisht të luajë me Benfican, por për shkak të një problemi të vogël kompjuterik, shorti u përsërit dhe Los Blancos u vunë më pas përballë Paris Saint Germain. E gjithë përsëritja e shortit ngjalli reagime të shumta në klube të ndryshme, ani pse UEFA s’do t’ia dijë për këtë dhe kërkoi falje vetëm pas disa ditësh.
“Ishte për të ardhur keq, por tashmë duhet të përgatitemi për atë ndeshje që do të jetë e vështirë. Do të jetë ndeshje e luftueshme, do të jetë interesat që të luajmë kundër njërit prej ekipeve më të mira në Evropë”, tha Anceloti.
Neymar, Mbappe dhe Messi, është treshja sulmuese që e shqetëson më së shumti Ancelottin. Neymar është i dëmtuar, por deri në shkurt parashikohet të jetë 100% i gatshëm.