Carlo Ancelotti i ka idetë e qarta për këtë sezon, njëherit i ka vënë objektivat skuadrës, shkruan Gazeta Enigma.
Trajneri italian synon ta dërgojë Real Madridin deri në finale të Ligës së Kampionëve.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Do të përballemi me një skuadër që po luan mirë, por ne duam ta mposhtim. Jemi në Champions, jemi në Bernabeu, duam të fitojmë. Objektiv yni është që të shkojmë deri në fund, ose deri në finale të kësaj gare”, u shpreh në konferencë për shtyp ish-trajneri i shumë skuadrave me nam, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napol e Everton, dhe së fundi mbretërve madrilenë, me të cilën punët po i ecin për së mbari në La Liga, ku është lider aktual.
Edhe në Champions League Reali është lider në grupin D, ndërsa ndeshja me Interin është e vlefshme për të përcaktuar kujt do t’i takojë kreu në këtë grup, para 1/8 e finales 2021/2022, gjegjësisht ndeshjeve të eliminimit direkt.
Krahas titullit në Spanjë, Ancelotti synon ta fitojë edhe Championsin me “Mbretërit”, për ç’gjë ka shfaqur hapur synimet e tij personale dhe klubit që e drejton. /Gazeta Enigma/