Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen e së dielës në La Liga mes Barcelonës dhe Real Madridit dhe italiani dha një mesazh krejt ndryshe nga Ronald Koeman, i cili kishte deklaruar më herët gjatë ditës se nuk kishte frikë nga kjo ndeshje.
Ancelotti, nga ana tjetër, shpjegoi se ai mendon se mund të jetë mirë të kesh pak frikë përpara një ndeshjeje të madhe si kjo.
“Është normale të jesh pak i frikësuar përpara këtyre ndeshjeve, pasi të jesh i frikësuar mund të jetë mirë”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Nëse nuk keni frikë, atëherë mund të shkoni te një luan duke menduar se është një mace. Pra, frika është një ndjenjë pozitive. Nuk po them se ndihem i tmerruar. Thjesht ka gjëra më të këqija në jetë sesa humbja e një ndeshje futbolli”.
Trajneri zbuloi se do të ketë sërish në dispozicion Dani Carvajal dhe Eden Hazard, megjithëse ai nuk konfirmoi nëse ndonjëri do të fillonte takimin si titullarë.
“Nuk do të flas për formacionin para se të flas këtë me lojtarët. Kemi mirëpritur Carvajal dhe Hazard. Është e vështirë të nisësh me një lojtar që sapo është kthyer nga lëndimi, por ajo që është e rëndësishme është që ata janë kthyer dhe mund të paraqiten”.
“Të gjithë lojtarët e dinë se mund të jenë të rëndësishëm. Ata e dinë se mund të bëjnë ndryshim edhe nëse vijnë nga banka rezervë”.
????️ @MrAncelotti
???? @fcbarcelona
???? #ElClásico pic.twitter.com/l3XkdXLOio— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) October 23, 2021
Duke diskutuar për Fede Valverde dhe rolin që ai mund të ketë nëse luan në vend të Rodrygo, Ancelotti tha se do të ishte gabim të pritej që uruguaiani të performonte më të mirën e tij në pozicionin e sulmuesit të krahut.
“Nëse i kërkoj të jetë Rodrygo atëherë do të bëja një gabim, dhe e njëjta gjë nëse do të ishte e kundërta”.
“Patjetër që kam shikuar El Clasicot e sezonit të kaluar. Kam marrë informacion nga kjo. Çdo kundërshtar ka karakteristikat e veta. Pa humbur identitetin tonë, ne do të përshtatemi”.
“Ne mund të luajmë ndryshe kundër Barcelonës në krahasim me mënyrën se si luajtëm kundër Shakhtarit, pasi ata janë kundërshtarë të ndryshëm”.
Barcelona do të jetë pa Lionel Messin, pasi ky është El Clasico e tyre e parë që nga largimi i tij. Por, kjo nuk do të ndryshojë shumë nga këndvështrimi i Ancelottit.
“Nuk ka Messi, por Barcelona ka lojtarë të tjerë shumë të mirë. Ne po përballemi me Barcelonën. Barcelona është përsëri Barcelonë edhe pa Messin, por unë nuk dua që kjo të ndryshojë qasjen tonë ndaj lojës”.
“Ka qenë gjithmonë e vështirë kundër Barcelonës dhe do të jetë gjithmonë”.
“Unë kurrë nuk kam fituar në Camp Nou. Mendoj se tani është koha, por nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi trajneri italian.