Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen e radhës, gjatë së cilës po certifikohen listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet.
Anëtari i KQZ-së nga komuniteti boshnjak, Almir Saiti, e ka lëshuar mbledhjen aktuale, duke kritikuar ashpër kandidimin e motrës së Donika Kadajt-Bujupi në listën e koalicionit VAKAT.
Saiti ka akuzuar se lista është falsifikuar dhe manipuluar, duke theksuar se kandidimi i shqiptarëve në lista të komuniteteve boshnjake përbën shkelje dhe ka për qëllim uzurpimin e vendeve të komunitetit boshnjak.
Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e ka vlerësuar veprimin e Saitit si jokorrekt, duke thënë:
“Po mendoj që u emocionu pak më shumë se që është dashtë. Edhe me u largu nga salla pasi i lëshoj gjithë ato akuza nuk po më duket korrekte. Unë asnjëherë, jo zyrës, po as sekretariatit, as ndonjë zyrtari nuk tentoj as me i bo presion, as me i tregu se qysh më vepru.”
