Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK-së, Enver Hajdari, ka thënë se në takimin që e kanë pasur me kryeministrin Kurti në qeveri, ia kanë ngritur zërin dhe ia kanë rrahur tavolinën.
Hajdari në Frontal të T7 tha se pushtetarëve duhet me ua rreh tavolinën.
“Ka pasë edhe ngritje zëri, na e kemi ngritë zërin pak ma shumë ne se Albin Kurti s’ka dhënë shenja. E ngrisnim zërin e nganjëherë duhet me ua rreh tavolinën këtyre pushtetarëve”, tha ai.
Tutje Hajdari tha se Kurti ka kartelën e veteranit por ai është veteran i rrejshëm.
“Albin Kurti ka qenë në zyre në Prishtinë ka punu përkthyes, sot e ka kartelën e veteranit, ai është veteran i rrejshëm”, tha ai.