Të jesh vajza e aktorës së madhe Angelina Jolie, duket se nuk është dhe aq privilegj.
Aktorja e ka punësuar vajzën e saj Vivienne Jolie-Pitt, si asistente personale.
Kjo i bie se 15-vjeçarja, nuk mund t’i ketë gjërat që do pa punuar.
Vivienne do të angzhohet në prodhimin e ardhshëm Broadway të “The Outsiders”.
Lidhur me këtë ka folur edhe diva e filmit.
“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për të tjerët”, tha Jolie.
Vivienne dhe vëllai i saj binjak, Knox, janë fëmijët më të vegjël të Jolie dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.
Ish-çifti ka edhe disa fëmijë.
Shiloh, 17 vjeç, Zahara, 18 vjeç, Pax, 19 vjeç dhe Maddox, 22 vjeç.
Ata rritën së bashku gjashtë fëmijët e tyre derisa u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje.
Divorci u zyrtarizua në vitin 2019.