Zyrtare: Baton Zabërgja transferohet te Dinamo e Tiranës

Zyrtare: Baton Zabërgja transferohet te Dinamo e Tiranës

Baton Zabërgja do ta vazhdojë karrierën te Dinamo e Tiranës, ka njoftuar klubi shqiptar në rrjetet sociale.

Sulmuesi anësor së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor.

“Zabërgja iu bashkua ekipit në fazën përgatitore që u zhvillua në Itali, ndërsa tani është zyrtarisht pjesë e Dinamos për sezonin e ri”.

“22-vjeçari që është edhe kontigjent i përfaqësueses së Kosovës, vjen pas eksperiencës me skuadrën e Gjilanit, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Drenicën dhe Vushtrrinë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Zabërgja pritet të jetë armë e fortë edhe për Dinamon në Superligën e Shqipërisë. 

Related Articles