Në Kent të Anglisë, afër qytetit të Sevenoaks, shpërtheu një zjarr i madh në një tren mallrash.
Sipas medieve të huaja, incidenti kishte ndodhur pranë stacionit të trenit Dunton Green, rreth orës 5 të mëngjesit, kur në ato momente u njoftuan autoritetet përkatëse në Kent.
Lidhur me këtë rast, gjashtë makina të zjarrfikësve u mobilizuan në vendin e ngjarjes, së bashku me agjencitë e tjera dhe shërbimet e urgjencës, para se zjarri të shuhej përfundimisht rreth orës 7 të mëngjesit.
Deri më tani nuk u raportua për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende.