Ani pse humbi nga Gjilani, Batatina thotë se e dominuan kundërshtarin

Ani pse humbi nga Gjilani, Batatina thotë se e dominuan kundërshtarin

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Llapit në udhëtim në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1-2.

Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina theksoi se skuadra e tij luajti mirë sot pavarësisht humbjes, teksa tha se në ndeshjen tjetëer do shkojnë në Gjilan për përmbysje.

“E nisëm keq. Dy shansa kishte Gjilani dhe dy herë shënuan gol. Jepëm maksimumin. E dominuam kundërshtarin, në pjesën e dytë na mungoi veç goli. Ky është futbolli, ndonjëherë luan më mirë – por nuk e fiton takimin”, tha Batatina.

“Është rezultat që mund të përmbyset, ne gjithmonë luajmë mirë në Gjilan. Do të shkojmë të luajmë mençur. Kemi potencial, kemi 90 minuta tjerë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. S’kemi çka të humbim”, përfundoi ai.

Related Articles