Anija Flotilla që është nisur nga Spanja me ndihma për palestinezët në Gaza, është goditur nga një dron, përderisa po lundronte në ujërat e Tunizisë.
“Anija ishte nën flamurin portugez dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt”, tha kompania e anijes, GSF, në një postim.
GSF shtoi se një hetim është duke u zhvilluar dhe se “aktet e agresionit” nuk do ta pengojnë misionin e Flotillas për të sjellë ndihmë në Gaza.
Yasemin Acar, një dron erdhi sipër anijes, “lëshoi një bombë dhe ajo shpërtheu dhe anija u përfshi nga flakët”.
“Të gjithë në atë anije janë mirë. Zjarri është shuar”, tha ajo në një postim në Instagram.
“Ata kanë bombarduar përsëri një anije, me civilë në të, në territorin tunizian. Ky është një sulm kundër Gazës sepse ata nuk na duan atje”, shtoi ajo.
Pjesë e ekuipazhit në anije është edhe aktivistja e njohur norvegjeze, Greta Thunberg.