Anija luftarake amerikane në brigjet e Durrësit

Anija luftarake amerikane në brigjet e Durrësit

Një anije luftarake e marinës amerikane e llojit “USS Jason Dunham, an Arleigh Burke class destroyer”, në vikend ka qëndruar në brigjet e Durrësit në Shqipëri, raporton GazetaEnigma.

Oficeri kryesor, Michael Kiser, ka thënë se “qëllimi i kësaj vizite ka qenë demonstrimi i përkushtimit të NATO-së dhe mbrojtja kolektive”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Një grup gazetarësh shqiptarë vizituan anijen gjatë vizitës. Anija mori emrin e nëntetarit të marinës amerikane Jason Dunham, i cili u nderua me Medaljen e Nderit për shërbimin e tij në Luftën e Irakut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /GazetaEnigma

Related Articles