Anita Haradinaj, gruaja e Ramush Haradinajt, ka deklarauar se nëna e Ramush Haradinajt, e cila i ka dhënë Kosovës djem në luftë, ka qarë një ditë pasi Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut deklaroi se Ramush Haradinaj po e përdorë nënën e tij, pasi ajo u shfaq e emocionuar për djemtë që iu vranë në luftë.
“Unë jetoj me vjehërr, edhe nuk e kom pa najherë ma të lëndume, sepse ajo është nanë, dhe kur e bënë një koment për fushatë, edhe ajo e ka bre njëfarë kufini, njëfarë etike, sepse njeriu jeton edhe mbi disa baza njerëzore e etike. Është e turpshme”.
“Kur jom çu në mëngjes, ka qajtë ajo. Edhe nuk po e përdor, tregoni atij djalit, por le të jetë ky një mësim për njerëzit e tjerë. Sepse boll ka qajtë ajo e shkreta, dhe tash me qajtë për komentet e tij,për të…” – ka thënë Anita Haradinaj në T7.
