Asamblistë të të gjitha partive politike në Podujevë kanë kërkuar rinumërim të votave. Nëpërmjet një ankese të dërguar në adresë të PZAP, ata thonë se kërkojnë “që të ruhet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë”.
60 nënshkrime thonë se kanë mbledhur deri më tani derisa një gjë e tillë u është kërkuar edhe kandidatëve për kryetarë të komunës po nga të gjitha partitë politike.
“Ka një shpërputhje të madhe të raportimeve nga ana e vëzhguesve të partive politike dhe FRP’ve zyrtare të dala nga KQZ”, thuhet në ankesën e tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Lidhur me këtë ankesë kemi edhe shumë fakte që i kemi bashkëngjitur kësaj ankese”./Gazeta Enigma/
Ankesa e plotë: