Nuhi Nura nga Vitia pretendon se mëngjesin e të mërkurës u mashtrua nga dy persona.
Ky thotë se fillimisht pretendon se pa dy veta që po debatonin mes vete, por pa u kuptuar, meqë njëri fliste shqip, tjetri gjuhë fqinje.
Nura tregon se u ndal për t’i asistuar që të merren vesh, këtyre personave nga Maqedonia e Veriut.
Sipas 61 vjeçarit, njëri që pretendonte të jetë fajtori i aksidentit, dëshironte që kompensimin e dëmit ta bënte me dukat, pasi nuk kishte para. Andaj ia dha Nurës në dorë, që ky t’ia shpjegonte dhe t’ia jepte tjetrit.
Por ndërkohë sipas vitiasit, në xhepin e tij dy të huajt vodhën 1450 euro, që ky i kishte me vete, për të cilat thotë se ishin të djemve të vëllait, derisa me to planifikonin rregullimin e shtëpisë.
Pasi pa që s’i ka paratë, Nuhiu pohon të ketë lajmëruar policinë. Por këta të fundit në raportin e tyre, ngjarjen e paraqesin ndryshe.
Dy mashtruesit tashmë të arrestuar, sipas organeve të rendit, i ofruan një sasi ari të falsifikuar për shitje viktimës, për çka ky i fundit pagoi para.
Megjithatë vet Nura mohon të ketë bërë pazar të tillë.
Dy shtetasit maqedono-veriorë të përfshirë në këtë mashtrim, sipas prokurorit të rastit janë dërguar në mbajte për 48 orë.