Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka realizuar një takim të veçantë me Papa Leon XIV në Vatikan këtë të shtunë. Në një postim në Facebook, Quni e përshkroi këtë takim si një përvojë të paharrueshme dhe thellësisht frymëzuese.
“Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh të takonim Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private. Kjo ishte një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese”, shkroi Quni.
Ai shtoi se “energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij”.
Në fotografitë e postuara shihet se deputeti ia dhuroi Papës një dhuratë që përmbante fotografinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.