Antonio Conte largohet nga Interi

Antonio Conte largohet nga Interi

Kampioni i ri në Serie A, Inter ka ndarë rrugët me trajnerin e saj të deri tashëm Antonio Conte raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, Antonio Conte dhe Interi kanë arritur marrveshje që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Conte gjatë qëndrimit në Itali arriti të fitoj një herë Serie A dhe një herë preku finalën e Ligës së Evropës.

Arsyjet prapa këtij largimi nuk dihet.

Tutje njoftohet se Conte do të marrë 7 milion euro, si pjesë e marrveshjes së largimit.

Inzaghi ose Allegri janë dy emrat e mundshëm që përflitet se mund të marrin stolin e trajnerit.

Related Articles