Antonio Conte nuk largohet nga Tottenhami

Antonio Conte nuk largohet nga Tottenhami

Antonio Conte ka arritur marrëveshje me skuadrën e Tottenhamit që ta vazhdojë qëndrimin e tij te skuadra e Spurs.

Gazetari Italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se qëndrimi i Antonio Contes te Tottenhami është konfirmuar gjatë ditës së sotme.

Drejtuesit e Tottenhamit kanë nisur përgatitjet për ta bërë gati skuadrën qës dëshiron Antonio Conte për sezonin 2022-2023 shkruan Gazeta Enigma.

Qëndrimi i trajnerit Italian është varur po ashtu edhe nga vendimi i sulmuesit anglez Harry Kanae që ka marrëdhënie të mira me Conten.

Tottenhami po ashtu ka shprehur interesim edhe për Ivan Perisicin e Interit.

Related Articles