Anulohen 80% të fluturimeve në Aeroportin e Munihut

Anulohen 80% të fluturimeve në Aeroportin e Munihut

Aeroporti i Munihut ka njoftuar se për shkak të një greve nga sindikata e sektorit publik “Verdi” të enjten dhe të premten ka bërë që linjat ajrore të anulojnë rreth 80% të fluturimeve atje.

Qendra e dytë më e madhe e Gjermanisë ka thënë në një deklaratë në faqen e saj të internetit se ekziston rreziku që më shumë fluturime mund të anulohen dhe se pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë përmes Mynihut duhet të kontaktojnë linjat e tyre ajrore, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

“Verdi” ka organizuar disa greva në Gjermani që nga fillimi i negociatave për pagat në janar. /Gazeta Enigma

Related Articles