Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar kontratën për segmentin Milloshevë-Mitrovicë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Manxhuka e ka shpërndarë një raportim për anulimin e kontratës, duke thënë se kjo rrugë po merr kahjen e duhur.
“Pas rrugës Prishtinë-Podujevë edhe kjo rrugë po merr kahjen e duhur”, ka shkruar Manxhuka.
Sipas raportimeve në media, MMPHI’ja e ka arsyetuar shkëputjen e kontratës me dy kompani për “mospërmbajtje” të kushteve të kontratës nga operatorët ekonomikë.
Rruga Prishtinë-Mitrovicë ka më shumë se 10 vjet që ka nisur së ndërtuari, por ende nuk ka përfunduar.