Anulohet ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi

Anulohet ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore me Malin e Zi.

Në njoftimin e tyre thuhet se arsyet janë për shkak se te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus, teksa vendimi është marrë për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

“Është anuluar miqësorja me Malin e Zi që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17.00 në Podgoricë”, njofton Gazeta ‘Enigma’.

“Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi. Vendimi u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit./Gazeta Enigma/

Related Articles