Sonte ishte e paraparë që Prishtina t’i ndezte dritat për festat e fundvitit si dhe do të bëhej hapja e “Tregut të Fundvitit”, në sheshin “Xhorxh Bush”.
Por pak orë para lansimit të “Tregut të Fundvitit” është njoftuar se për shkaqe teknike është anuluar.
Kjo do të bëhet nesër në orën 17:00.
Ndërkaq, sipas njoftimit, gjatë hapjes do të ketë edhe performanca muzikre nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.