Është anuluar seanca gjyqësore në rastin ku Nagip Krasniqi akuzohet për korrupsion.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, tha se dëshmitari Skender Muqolli e ka njoftuar Gjykatën Themelore në Prishtinë se nuk mund të paraqitet për shkaqe shëndetësore.
Muqolli mban pozitën e shefit të Departamentit të Tregut të Energjisë pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Anulohet seanca gjyqësore në rastin e Nagip Krasniqit
