Anulohet viza e Gjokoviçit në Australi, ‘alarmohet’ bota e tenisit

Anulohet viza e Gjokoviçit në Australi, ‘alarmohet’ bota e tenisit

Lajmi për anulimin e vizës së tenistit serb, Novak Gjokoviç, ka shkaktuar reaksione të mëdha në media botërore dhe në vet komunitetin Australian.

Në fakt bëhet fjalë për një këkresë paraprake të tenistit serb për të marrë pjesë në njërin nga turnetë më prestigjioze botërorë “Australian Open”, ku ai pretendonte mbrojtjen e titullit.

Ironia qëndron te fakti se atij iu lejua disa ditë më parë përmes një njoftimi hyrja në Australi, si rast i cilësuar “i veçantë”, apo përjashtim, përkundër që tenisti serb nuk është vaksinuar dhe është deklaruar paraprakisht kundër vaksinimit me detyrim.

E lajmi ka bërë bujë të jashtëzakonshme në media botërore, të cilat raportojnë pro dhe kundër vendimit të Qeverisë Australiane për ndalimin e tenistit serb, duke i akuzuar madje autoritetet australiane se kanë bërë trysni të paparë në raport me të, ndërsa njëri nga gazetarët kryesorë të sportit, Alan Jones, ka qenë tejet kritik ndaj Qeverisë duke e cilësuar rastin skandaloz.

“Është e lehtë ta shohësh Gjokoviçin si horr; por imazhi i një Australie që trajton një tip si një kriminel të rëndomtë shembëllen më shumë me sjellje të një shteti policor se sa një demokracie liberale”, tha gazetari veteran.

“Australia duhet të jetë seriozisht e shqetësuar, jo pse Novak Gjokoviçit iu dha një përjashtim paraprakisht, por sepse ai tani po trajtohet si një kriminel virtual. Sipas tij, çfarëdo emocionesh që mund të shkaktojnë, imazhi i Australisë në raport me pjesën tjetër të botës duket sikur imazhi i një shtetit policor që kemi parë të veprojë në Viktoria për disa kohë”, tha ai.

#BREAKING DJOKOVIC VISA CANCELLED It may be unfashionable to make the point but we should be seriously concerned, not…Posted by Alan Jones on E mërkurë, 5 janar 2022

Ai madje pati vërejtje tjera lidhur me aprovimin paraprak të aplikacionit të Gjokovicit, për të cilin u tha se u lejua nga panelet e ekspertëve të cilët e kishin të njohur emrin e  aplikuesit. Pra, sipas tij, Gjokoviç mbërriti në Melburn me një përjashtim. Pastaj i thanë se aplikimi i tij për vizë ishte me të meta.

“Ata që i kërkojnë Gjokoviçit të japë arsye pse i është dhënë një përjashtim, tani nuk japin arsye pse aplikimi për vizë është me të meta:, vijoi ai.

Rasti i tenistit serb Novak Gjokoviç po komentohet me të madhe gjithandej në medie botërore, shumë prej të cilave e kanë cilësuar tejet frustruese këtë situatë.  

Zëri i Amerikës mes tjerash shkroi se “Novak Djokoviçit iu refuzua hyrja në Australi dhe iu kërkua të largohej nga vendi pas një bllokimi 12-orësh në aeroport mbi vlefshmërinë e vizës së tij, si dhe pyetjeve rreth vaksinës së tij e për përjashtimin mjekësor për Australian Open”.

Ndërsa BBC shkroi veë tjerash se “Novak Gjokoviçit i është thënë se do të deportohet nga Australia, pasi ekipi i tij dështoi të kërkojë vizë që lejon përjashtimet mjekësore për të qenë i pavaksinuar. Avokatët e tij thonë se do ta sfidojnë vendimin”, shkruan prestigjiozja BBC.

Kurse The Guardian citoi kryeministrin Australian, Scott Morrison, i cili ka thënë se “Nuk duhet të ketë aspak rregulla të posaçme për Novak Gjokoviç dhe për askë tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo”.

Ndërsa rasti ka ngjallur reagime tjera të shumëta në rrjete sociale, dhe po komentohet gjithandej globit në mënyra të ndryshme.

Related Articles