Apel për ndihmë: Arben Rrahmani ka nevojë për 240 mijë euro për transplant urgjent

Apel për ndihmë: Arben Rrahmani ka nevojë për 240 mijë euro për transplant urgjent

Një apel për ndihmë ka tronditur opinionin në Kosovë: Arben Rrahmani, 43-vjeçar nga fshati Pleshinë i Ferizajt, ka nevojë urgjente për trajtim jetësor.

Ai ndodhet tash e dy javë në repartin intensiv të një spitali në Itali, ku mjekët e kanë diagnostikuar me probleme të rënda në zemër dhe mushkëri: dështim kardiak kongjestiv dhe hipertension të rëndë pulmonar me BPCO emfizematoze

Sipas mjekëve italianë, Arbeni ka nevojë urgjente për transplant të zemrës dhe mushkërive, ndërhyrje kjo që kushton plot 240 mijë euro – shumë e pamundur për t’u përballuar nga familja e tij.

Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë nga të gjithë qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, brenda dhe jashtë vendit, për të kontribuar financiarisht dhe për t’i dhënë Arbenit një shans për jetë.

Të dhënat për ndihmë financiare janë si më poshtë:

Për Kosovë – ProCredit Bank:
Nr. i llogarisë: 1170157511000180
(Emri: Synavere Rrahmani)

Për diasporë – Itali:
IBAN: IT84 MO60 4558 5990 0000 5009 133
SWIFT: CRBZIT2B020
(Emri: Rrahmani Delvina)

“Zoti e shëroftë Arbenin dhe të gjithë të sëmurët tanë”, thuhet në apelin e familjes që shpreson në solidaritetin dhe humanizmin e njerëzve.

Related Articles