Ftohen të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që për aq sa kanë mundësi, të kontribuojnë për shërimin e “Xonit” (MH), i cili ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit për të mbijetuar dhe për të pasur një shans për t’u rikthyer në jetë sado pak normale.
Ai ka nevojë urgjente për transferim në Itali, ku do t’i nënshtrohet një procedure gastrostomie (PEG) për ushqyerje artificiale, si dhe shtrimit në kujdes intensiv për trajtimin e bronkopneumonisë dhe dekubitit.
Fatkeqësisht, prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar këto shpenzime të larta dhe çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të jetës së Megzonit. Le të bashkohemi dhe t’i japim kësaj familjeje shpresën që ka aq shumë nevojë.
Qytetarët mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari: 1503011003008204 (Raiffeisen Bank, për: Shukri Haliti)
