Zyrtarët shtetërorë Irfan Lipovica dhe Havis Gara, si dhe bizneseni Ridvan Muharremi, janë liruar sot nga paraburgimi.
Të tre ishin arrestuar mbi dyshimin për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar për Klan Kosovën, avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se të dyshuarit lirohen menjëherë të mbrohen në liri.