Kompanitë dhe ushtruesit e veprimtarisë për ndihmë për paga për shkurt dhe mars nga pakoja e pestë e masave do të mund të aplikojnë deri më 30 prill të këtij viti.
Prolongimi është bërë përmes një amendamenti të miratuar sot nga Komisionit për Financim dhe Buxhet, ku po shqyrtohen zgjidhjet ligjore nga pakoja e pestë e masave anti-krizë.
Për shkak të vonesës në miratimin e masave, është pranuar unanimisht amandamenti i Ligjit për Mbështetje Financiare për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë për muajt shkurt dhe mars, me procedurë të shkurtuar, si dhe në Ligjin për Mbështetje Financiare të Punëdhënësve.
Nuk u pranua amandamenti i VMRO-DPMNE-së, me të cilin kërkohej ndihma të jetë për shkurt, mars, prill dhe maj, paratë të transferohen drejtpërdrejt në llogarinë e transaksionit të punëtorëve, ndërsa fondet të mos kthehen.
Sipas Zëvendësministrit të Financave, Dimitar Kovaçevski, masat nga pakoja e pestë e masave janë përfshirë në Buxhetin dhe nuk mund të zgjaten për muajt prill dhe maj dhe se paga e punëtorëve paguhet përmes punëdhënësve.
Janë paraqitur 27 amendamente, nga të cilat 17 ishin nga opozita VMRO-DPMNE dhe 10 nga shumica në pushtet.
Anëtarët e Komisionit për Financa dhe Buxhet sot duhet t’i shqyrtojnë propozimet për plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve kryefamiljarë, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, gjithashtu në lexim të dytë. /Lajmi/