Apple më 12 shtator prezanton iPhone 15, ja risitë që pritet të vijnë

Apple më 12 shtator prezanton iPhone 15, ja risitë që pritet të vijnë

Më 12 shtator do të bëhet prezantimi i iPhone 15. Ngjarja do të mbahet në Teatrin Steve Jobs në selinë e kompanisë në Cupertino, Kaliforni.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë një portë karikimi USB-C, pasi Apple duhet të respektojë rregulloren e BE-së, ndërsa modelet Pro do të kenë korniza titani në vend të një kornize çeliku inox.

Apple ka vite që i është kthyer titanit, duke dashur t’i bëjë celularët e saj më të lehtë. Sa i përket portit të karikimit, kompania kishte adoptuar lidhësin Lightning që nga viti 2012, por kjo do të ndryshojë domosdoshmërisht këtë vit. USB-C është përdorur nga shumica e pajisjeve elektronike prej vitesh, përfshirë iPad Pro të Apple.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian miratoi Direktivën e Përbashkët të Karikuesve, që do të thotë se nga viti 2024, pajisjet elektronike si telefonat celularë dhe tabletët do të duhet të pranojnë USB-C. Apple po konsideron gjithashtu rritjen e çmimit të modeleve iPhone Pro sipas Bloomberg.

Kujtohet se në tremujorin e tretë Apple kishte ulur të ardhurat me 1.4% dhe nëse ky kurs vazhdon edhe për një tremujor, do të jetë seria më e gjatë e rënieve në njëzet vjet.

Shitjet e iPhone ranë 2.4% në 39.7 miliardë dollarë në tremujorin e tretë fiskal, kundrejt një vlerësimi prej 39.8 miliardë dollarësh.

Related Articles