Aprovohen 28 mijë e 200 fletëvotime të diasporës, refuzohen 2700

Aprovohen 28 mijë e 200 fletëvotime të diasporës, refuzohen 2700

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se deri të enjten në ora 16:00, janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, prej tyre, mbi 28200 janë aprovuar, ndërsa rreth 2700 janë refuzuar,

Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që KQZ-ja u dërgon votuesve të regjistruar.

“Procesi i tërheqjes së pakove nga 23 kuti postare në 22 shtete dhe në Kosovë është përmbyllur të martën, ku janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Në fund të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin përfundimtar të pakove të aprovuara që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

Related Articles