Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudirt ka shprehur mirënjohjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për njoftimin e Qeverisë Siriane lidhur me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se kjo njohje u bë gjatë takimit trilaterar të mbajtur mes Princit të Kurorës, Presidentit të Republikës Arabe Siriane dhe Presidentes së Kosovës.
“Mbretëria konfirmon mbështetjen e saj për përpjekjet që synojnë forcimin e stabilitetit dhe paqes rajonale dhe ndërkombëtare, bazuar në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe respektimin e sovranitetit dhe pavarësisë së shteteve. Mbretëria gjithashtu vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga Republika Arabe Siriane nën udhëheqjen e saj të re për të forcuar marrëdhëniet me vendet vëllazërore dhe miqësore, duke reflektuar angazhimin e saj për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv”, thuhet në komunikatë.
“Mbretëria synon për të vazhduar koordinimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët për të mbështetur aspiratat e popujve për paqe, siguri dhe prosperitet.”, përfundon njoftimi.
