Arabia Saudite jep urdhër për largimin e ambasadorit të Libanit

Arabia Saudite jep urdhër për largimin e ambasadorit të Libanit

Arabia Saudite ka urdhëruar ambasadorin e Libanit të largohet brenda 48 orëve për shkak të komenteve “fyese” të një ministri libanez.

Mbretëria arabe ka vendosur një masë sanksioni për të gjitha importet nga Libani.

Masa vjen disa ditë pasi komentet e ministrit të Informacionit të Libanit rreth fushatës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen shkaktuan zemërim në mbretëri.

Kryeministri i Libanit ka thënë se i vjen keq për vendimin e sauditëve dhe shpreson se ata do ta rishikojnë atë.

Në një intervistë të transmetuar në fillim të kësaj jave, por të regjistruar në gusht, Ministri i Informacionit të Libanit, George Kordahi, e quajti Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) agresorë në luftën në Jemen, shkruan BBC.

/Gazeta Enigma/

Related Articles