Arat me grurë në Viti po rrezikohen nga zjarret

Arat me grurë në Viti po rrezikohen nga zjarret

Zjarri ka përfshirë disa sipërfaqe tokë në fshatin Radivojcë të Vitisë, gjatë ditës së sotme.

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar flakët, por sipas shefit të kësaj njësie në Viti, Hetem Jakupi, në raste të tilla zjarret mund të kaplojnë edhe arat e mbjellura me grurë.

Ai apelon për kujdes në natyrë dhe kërkon nga qytetarët të mos shkaktojnë zjarre pasi incidentet e tilla mund të jenë me dëme të mëdha në mjedis, prona e në shëndet, raporton Plus Tv, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Në Kosovë ka disa ditë që ka nisur fushata e korrje-shirjeve.

Related Articles