Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola. Osmani tha se me vrasjen e Palit të ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga punanë atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat”, ka shkruar Osmnai.
Tutje ajo ka shtuar se “këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej”.
Osmani ka falenderuar të gjithë publikun për mesazhet që i kanë dërguar sot ndaj tyre.
“Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblher edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam Falenderuese gjithmonë”, tha Osmani.
“Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë”, ka përfunduar ajo. /GAZETA ENIGMA/