Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka deklaruar se ka votuan pro Dimal Bashës, i cili u propozua për kryetar të Kuvendit pasi ia kishte premtuar votën shumë kohë më parë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Gashi tha se Basha ia kishte kërkuar atij votën. “Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke”, deklaroi Gashi.
“Është djalë simpatik. Nganjëherë duhet të mendojmë përtej. Nuk është shumë polarizues, i ka disa deklarata të forta nganjëherë përtej të arsyeshmes, por nuk e ka një të kaluar që e pengon ta bëjë punë”, theksoi ai.