Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo kërkesë është bërë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në emër të tri partive opozitare ka paraqitur para Kuvendit propozimin për themelimin e këtij Komisioni.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, tha se kërkojnë hetim të thellë në lidhje me keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore.
Por ndërkohë që rendiste arsyet për një kërkesë të tillë, u përplas me ministrat e Qeverisë Kurti që ndodheshin në sallë.
“Boll u qaravesht qatu, se jemi duke folë për një çështje të rëndësishme”, tha ai duke iu drejtuar ministrave të pranishëm në sallë. /GAZETA ENIGMA/