Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj djegies së IML-së.
Ai ka thënë se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.
“Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet”, ka shkruar Gashi.
“Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore”.
Ndryshe, sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.