Arben Vishaj emërohet drejtor në detyrë i Klinikës Infektive

Arben Vishaj emërohet drejtor në detyrë i Klinikës Infektive

Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar vet Vishaj i cili ka thënë se do të përpiqet që ta bëjë më të mirën në kohën kur kjo klinikë vazhdon të jetë fronti kryesor i luftës kundër pandemisë COVID-19.

“Po, e kam pranuar emërimin. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”, ka thënë ai për Gazetën Shneta.

Emërimi i Arben Vishajt vjen pas dorëheqjes së Izet Sadikut nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.

Klinika Infektive kishte mbetur me drejtor në detyrë pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishës e cila po ashtu e kishte lënë postin për arsye personale.

Related Articles