Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i LDK-së do të shkojnë në balotazh për kryeqytetin.
Kjo sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova.
I pari ka marrë 43.7 % dhe i dyti 27.1 %, derisa Uran Ismaili i PDK-së është radhitur i treti me 20.8%.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:
Arben Vitia (VV): 43.7 %
Përparim Rama (LDK): 27.1 %
Uran Ismaili (PDK): 20.8 %
Daut Haradinaj (AAK): 5.0 %
Gëzim Mehmeti (AKR); 2.7
Të tjera: 0.7