Nol Nushi nga PSD-ja ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë si ministër i Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se Vitia është rikthyer “për të dështuar prap”.
“Arben Vitia ishte emëruar ministër për të bërë fushatë për kryetar komune. Dështoi si minister, e dështoi edhe në fushatë. Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal. Më pas u emërua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shumë përderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap për të dështuar prap. Kaq për shëndetesinë publike”, ka shkruar ai.