Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes së katër vjeçares në Gjakovë, nëna e të cilës ka deklaruar se e kanë rrahur familjarët e saj.
Vitia ka thënë se për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
Ai u ka bërë thirrje organeve të hetimit që sa më parë të hetohet rasti në çdo detaj.
“Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj”, ka thënë Vitia.
Postimi i plotë: