Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli iu është drejtuar me një mesazh falëndërimi qyetarëve të Gjilanit.
Ismajli në Facebook ka shkruar se mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë.
‘Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë’, ka shkruar ndër të tjera ai.